Pengmarrja në Maltë, me armë lodra

PUBLIKUAR

Ishte kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ai që njoftoi se “rrëmbyesit e avionit të kompanisë ajrore të Libisë, janë dorëzuar dhe janë futur në paraburgim”.

Rrëmbyesit, pak pas uljes së avionit të kompanisë “Afriqiyah Airways” në Maltë, fillimisht kanë kërcënuar me eksploziv dhe armë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Por më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.

Më vonë autoritetet kanë kuptuar se armët që kërcënonin ishin false (lodra).

Rrëmbyesit raportohet të jenë përkrahës të ish-liderit të Libisë, Muamer Gadafi, por ende nuk dihet cilat janë arsyet e rrëmbimit të avionit./ tvklan.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...