Pothuajse të gjitha pengjet janë liruar pas një drame të rrëmbimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një total prej 111 pasagjerësh, 82 burra, 28 gra dhe një foshnjë, si dhe shtatë anëtarë të bordit ishin në bord në aeroplanin i cili aterroi në Malta, rreth orës 11.32 të paradites së sotme. Të gjithë udhëtarët besohet të jenë libianë.
Kryeministri Maltës, Joseph Muscat kishte njoftuar më herët për rrëmbimin e një aeroplani, i cili po fluturonte prej Sebha në Tripoli, i cili kishte ndërruar drejtim për në Maltë, në mes të fluturimit. /Telegrafi/


