Presidenti i Kosovës, gjatë fjalimit të tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe për murin që është ndërtuar te ura e Ibrit në Mitrovicë.
Ai ka thënë se muri nuk do të ekzistojë, dhe as nuk do të zvogëlohet apo të shkurtohet, por do të hiqet.
“Isha në veri dhe vizitova pikat kufitare. Sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet. Muri nuk do të shkurtohet dhe as nuk do të zvogëlohet por do të hiqet nga baza, nuk do të ekzistojë fare”, ka thënë Thaçi.
Ai ka folur edhe për funksionimin e ligjit dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.
Thaci ka thënë se Kosova është shtet multietnik që i respekton të gjitha minoritetet dhe punon për ta./Lajmi.net/


