ISIS e transmeton videon ku shihet vrasja e ushtarëve të Turqisë

PUBLIKUAR

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka transmetuar një video ku shihet vrasja e dy ushtarëve të Turqisë me djegie. Ky transmetim u bë në kohën e angazhimit të militantëve të Shtetit Islamik kundër ushtarëve të Turqisë, në luftimet tejet të ashpra rreth rajonit al-Bab në pjesën veriore të Sirisë

Grupi i inteligjencës SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron grupet ekstremiste, tha se videoja ishte shpërndarë nga IS-i në mediat e veta sociale gjatë ditës së djeshme.

Pasi kjo video është paraqitur, faqet e mediave sociale në Turqi janë bllokuar.

Pamjet shokuese në këtë video i kanë kthyer kujtimet e ekzekutimit të një piloti të Jordanisë nga ana e Shtetit Islamik, që ishte djegur i gjallë në një kafaz.

Turqia ka njoftuar se muajin e fundit e kishte humbur kontaktin me dy ushtarë që luftonin në Siri, megjithqë nuk është e qartë nëse ata janë ushtarët e paraqitur në video.

Nga ana tjetër, Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se 24 civilë, që mbaheshin nga IS-i në al-Bab, janë vrarë nga sulmet ajrore turke./REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...