Assadi merr kontrollin e plotë ndaj Aleppos

PUBLIKUAR

Është bërë evakuimi i kryengritësve të fundit nga qyteti Aleppo në Siri.

Ushtria e Sirisë përmes një deklarate thotë se “po kthehet siguria dhe stabiliteti në Aleppo, pasi është çliruar nga terrorizmi dhe terroristët”, transmeton Telegrafi

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më parë përmes një postimi në Twitter ka thënë se bora e madhe dhe era ka ngadalësuar ekipin e saj mbështetës në evakuim, por ato nuk janë ndalur.

Kryqi i Kuq thotë se mbi 4,000 luftëtarë janë dërguar në zonat rurale gjatë natës.

Mbi 30 mijë civilë dhe kryengritës kanë lënë enklavat në Lindje të Aleppos, që nga java e kaluar, thonë nga OKB. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...