Gjenerali amerikan: Rusia po e përdor Sirinë si mundësi për të kryer ushtrime të gjalla ushtarake

PUBLIKUAR

Komandanti i Ushtrisë Amerikan në Evropë, gjenerali Ben Hodges, e ka akuzuar Rusinë se po e përdor fushatën e vet ushtarake në Siri si mundësi për të kryer ushtrime të gjalla ushtarake.

Hodges ka thënë: “Mospërfillja e Rusisë për vrasjen e civilëve nuk është sjellje e një kombi i cili dëshiron të trajtohet si superfuqi,” transmeton Express.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes ka thënë sot se forcat ajrore ruse kanë vrarë 35.000 luftëtarë në Siri.

Por, Rusia është akuzuar se ka përdorur armatim të rëndë në zonat civile.

Rusia vazhdimisht i ka mohuar këto akuza.

“Ajo çfarë shohim në Siri natyrisht që është demonstrim i kapaciteteve dhe përdorimit të armëve që nuk janë të nevojshme,” ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...