Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë sot ushtrisë ruse gjatë një takimi për fundvit që të jetë e gatshme për kërcënime të mundshme në kufirin rus.
Duke folur sot në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, Putin ka thënë se ushtria ruse duhet t’i përcjellë me kujdes të gjitha lëvizjet ushtarake përgjatë kufirit rus, si dhe ndryshimet në situatat ushtarak dhe politike në gjithë botën, transmeton Express.
Ai ka shtuar se ushtria duhet të jetë e shpejtë në përshtatjen e planeve për të neutralizuar kërcënimet e mundshme ndaj Rusisë.
Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit eskaluan pasi Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, dhe për shkak të përfshirjes së saj në konflikt në lindje të Ukrainës.
Edhe NATO edhe Rusia kanë kryer ushtrime ushtarake afër kufirit rus gjatë këtij viti./Express/


