Një zëdhënës i Zyrës së Kryeprokurorit Federal të Gjermanisë i ka mohuar shkrimet në media se janë arrestuar katër persona që kishin pasur kontakt me të dyshuarin kryesor të sulmit në Berlin, tunizianin Anis Amri.
“Jo, nuk është ashtu”, ka thënë ky zëdhënës, kur është pyetur për arrestimet, transmeton Express.
Ai ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë arrestim, raporton Reuters.
“Ne nuk jemi në dijeni për asnjë arrestim,” ka thënë ai./Express/


