Honda Odyssey vjen i ridizajnuar në fillim të vitit 2017 (Foto)

PUBLIKUAR

Në ‘Detroit Motor Show’ që fillon më 9 janar të vitit të ardhshëm, do të lansohet edhe modeli i ri nga Honda.

Ky Odyssey që do të jetë në dispozicion të klientëve një vit pas, do të ketë disa ridizajnime, por nuk do të dalë shumë nga format bazike, transmeton Telegrafi.

Kompania japoneze nuk ka dhënë detaje të këtij modeli, por e ka postuar vetëm një fotografi, ku shfaqet mini-furgoni nga larg dhe nuk vërehet asgjë konkrete. Mirëpo, janë publikuar edhe katër fotografi që shfaqin ilustrime të fëmijëve.

“Nuk jemi bazuar në këto vizatime, por vetëm kemi dashur të tregojmë se si punojnë anëtarët e klubit të fëmijëve të kompanisë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Honda.

Nuk dihet se çfarë ndërlidhje kanë këto vizatime, me modelin që do të lansohet së shpejti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...