Lufta kundër IS-it: Vriten 14 ushtarë turq

PUBLIKUAR

Katërmbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë në luftime të ashpra kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Ushtria turke tha se përleshjet kanë ndodhur të mërkurën në qytetin al-Bab, ku Turqia po ndihmon rebelët që të rikthejnë kontrollin.

Ushtria turke po ashtu tha se 33 pjesëtarë të saj janë plagosur.

Kjo është humbja më e madhe ushtarake e Turqisë në një ditë të vetme, prejse ka nisur operacionin në Siri në muajin gusht, raporton Rel.

Ushtria tha se 138 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë në luftime, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...