Prindërit u japin lamtumirën e fundit dy vajzave, para se njëra të hedh veten në ajër në një stacion policor në Siri (Video,+18)

PUBLIKUAR

Ky është momenti kur prindërit xhihadistë u japin vajzave të tyre përqafimet e fundit, para se ato të largohen për të “hedhur në ajër” një stacion policor sirian.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon një fanatik mashkull duke i mësuar dy fëmijët, shtatë dhe nëntë vjeç, rreth asaj se si të kryejnë sulme me bomba vetëvrasëse para se ato të përqafoheshin nga një grua në një burka.

Pak kohë më pas, shkruan DailyMail, shtatëvjeçarja besohet të jetë futur në një stacion policie në kryeqytetin sirian, Damask, para se të vritej me eksploziv.

Po siç shkruan DailyMail, me një muzikë në prapavijë dhe të ulur përballë flamurit bardhë e zi, ekstremisti mban vajzat në krahë, duke ua “shpërlarë trurin”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...