Papa Françesku e ka liruar nga burgu një prift, i cili ishte burgosur për shkak të publikimit të dokumenteve zyrtare në një gjykim të njohur “Vatileaks II”.
Papa e fali priftin spanjoll, Mosinjor Lucio Vallejo Balda, i cili veçse e ka kryer gjysmën e dënimit prej 18 muajve burg, njofton Vatikani, përcjell Express.
Prifti u dënua në korrik. Dokumentet e publikuar u cituan në librat e publikuara në vitin 2015, ku dyshohej për korrupsion në Kishën Katolike.
Dje, Vatikani tha në një komunikatë se Papa Françesku i ka dhuruar “lirim me kusht” priftit Angelo Lucio Vallejo Balda./Express/


