Gazeta gjermane Die Welt është duke i cituar burimet e sigurisë gjermane të cilat thonë se pakistanezi i arrestuar si i dyshuar për sulmin e mbrëmshëm besohet se nuk është personi që kreu sulmin vdekjeprurës.
Pakistanezi Naved B e ka mohuar çfarëdo përfshirje në sulm, transmeton Express.
“Sulmuesi i vërtetë është i armatosur dhe në arrati dhe mund të shkaktojë dëme të tjera,” ka thënë burimi i sigurisë për Die Welt.
Policia dhe njësitë speciale janë informuar, sipas burimeve.
Policia gjermane u ka bërë përsëri thirrje njerëzve në Berlin që të raportojnë gjithçka që shohin të dyshimtë./Express/