Përplaset për veturën e parkuar dhe lë një shënim bizar (Foto)

PUBLIKUAR

Në Sidnei të Australisë, një shofer i paemëruar është përplasur për një Jeep të parkuar.

Duke mos dashur të ikë nga vendi ngjarjes, ai e ka lënë një shënim ku kërkon falje, por edhe e ofendon pronarin e veturës, transmeton Telegrafi.

Për shkak të përmbajtjes që përfshinë edhe sharje, fotografia po bën xhiro në rrjete sociale.

“Më fal që u përplasa për veturën tënde, nuk shkaktova ndonjë gërvishtje, por aty kishte njerëz dhe më panë. Në anën tjetër, makina juaj është shumë e vjetër dhe do duheshe ta parkoje më mirë, jo të më bllokosh”, shkruan në letër, ndërsa në fund pronari quhet edhe me një emër ofendues.

Në këtë formë, ai ka dashur vetëm të shihet që po lë shënim, në mënyrë që të mos denoncohet nga të pranishmit, se shkaktoi dëm dhe u largua. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...