Pak më shumë se 30 deputetë në seancën për Deharin, mungon LDK-ja

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kjo seancë është thirrur pasi koalicioni LDK-PDK ka arritur të mbledhë 40 nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e një seance plenare. Por, në fillim të seancës janë para rreth 30 deputete, ata të LDK-së nuk janë të pranishëm në sallë, shkruan lajmi.net.

Në fillim të fjalës, shefi i Grupit parlamentarë të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se kanë hezituar që të bëhet debati kur ia kërkuar Vetëvendosjes pasi kanë dashur që të kenë rezultate edhe nga mjekësia ligjore. “Sot ftojmë që të diskutojmë sa më pak politikisht apo për agjenda politika. Shprehim besimin tonë që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Ne si grup parlamentar jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të japim kontributin tonë që të zgjidhet e vërteta se çfarë ka ndodhur më Deharin”, tha Pajaziti. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...