Sulmi ndaj ambasadorit rus në Ankara erdhi në vigjilje të takimit për Sirinë në Moskë mes ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, homologut rus Sergei Lavrov dhe iranianit Javad Zarif.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e cilësoi si “një akt terrorist” vrasjen e Karlov dhe nënvizoi kjo çështje do të shtrohet të hënën në Këshillin e Sigurisë në OKB.
“Sot është një ditë tragjike për diplomacinë ruse”, tha Zakharova.
Viti i fundit ka qenë veçanërisht i vështirë në raportet mes Rusisë dhe Turqisë.
Rusia dhe Turqia prej kohësh kanë pasur marrëdhënie të acaruara pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në nëntor të 2015, ndërsa takimi Erdogan-Putin në pranverë të këtij viti shënoi moment kthese.
Ambasadori Karlov ka luajtur ka pjesë në tryezën e diskutimeve për afrimin e qeverisë turke me Moskën në prill.
Nesër në Moskë mblidhen ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të diskutuar situatën dramatike në Siri.
Ndërkohë prej ditësh në Turqi zhvillohen protesta lidhur me luftën në Siri./Tiranaobserver



