Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë sot se Serbia do të blejë aeroplanë luftarakë nga Rusia për, siç ka thënë ai, ta mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e vendit.
Kjo ka shumë mundësi t’i rrisë tensionet në Ballkan midis përpjekjeve të dukshme të Moskës për ta parandaluar rajonin e paqëndrueshëm evropian që të mos i bashkohet institucioneve perëndimore, shkruan AP, përcjell Express.
Vucic tha sot se do të udhëtojë për në Moskë, në fund të kësaj jave, për të nënshkruar një marrëveshje për blerjen e gjashtë aeroplanëve luftarakë “MiG-29”, për të cilët ka thënë se i nevojiten Serbisë për ta mbrojtur sovranitetin dhe lirinë.
Edhe pse formalisht e kërkon anëtarësimin në BE, Serbia është duke e kthyer vëmendjen dalëngadalë drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë.
Ndërkohë, Moska e ka filluar një propagandë të madhe për ta mbajtur Serbinë larg Perëndimit.
Tensionet rajonale janë rritur pas një tentimi të dyshuar për puç në tetor të këtij viti nga nacionalistët serbë dhe rusë kundër qeverisë pro-perëndimore të Malit të Zi, për shkak të përpjekjeve të kësaj të fundit për t’u anëtarësuar në NATO./Express/


