Veseli: Me rastin Dehari po manipulohet politikisht

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Ai ka thënë se ky rast është tragjik dhe ka tendenca për me u keqpërdor politikisht, derisa ka deklaruar se do të zgjidhet deri në fund.

“Kemi një proces të ngarkuar emocionalisht por ka edhe tendencë të manipulimit me këtë rast me akuza të hapura sepse te ne flitet pa përgjegjësi”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se reagimi i Aida Dërgutit në mbledhjen e kryesisë bëri një reagim që nuk i ka hije sjelljes parlamentare.

“Qëllimi i kësaj seance nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë që ka të bëjë me pjesën e gjyqësorit në mënyrë që ata të kryejnë punën e tyre të pavarur dhe kjo ka qenë arsyeja që s’kemi pranuar më herët të mbajmë seancë pa e pasur raportin e mjekësisë ligjore”, ka deklaruar Veseli.

Ai tha se nëse do të ketë të dyshuar, rasti do të shkoj deri në fund, por le ta harroj dikush që mundet me përdor për politikë.

“Nëse ka nevojë do të thërrasim edhe ekspertizë të vendeve më të fuqishme të botës”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se Dërguti ka kërkuar që të mos shkohet me seancë të jashtëzakonshme pasi ka një peticion të nënshkruar nga qytetarët, por sipas Veselit, ky peticion nuk i drejtohet Kryesisë së Kuvendit.

“Më vjen keq që jemi përçarë kështu dhe më është krijuar përshtypja se dikush do të shfrytëzonte çfarëdo tragjedie për të ardhur në pushtet”, tha në fund Veseli. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...