Në fund të muajit kalon afati për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2016

PUBLIKUAR

Kabineti i kryetarit të Maqedonisë përkujton edhe njëherë se në fund të muajit kalon afati për aplikim të Thirrjes publike për zgjedhjen e “Shkencëtari më i mirë i ri” për vitin 2016, mirënjohje të cilën e ndan kryetari Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Thirrja publike për zgjedhje të ‘Shkencëtari më i mirë i ri’ për vitin 2016 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme shkencore. Kusht për konkurruesit e interesuar është që të kenë marrë çmim ose mirënjohje për punën shkencore-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencore-hulumtuese të publikohen dhe zbatimi i rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin vijues 2016”, potencojnë nga Zyra e Ivanovit, njofton AIM.

Ndarja e çmimit “Shkencëtari më i mirë i ri”, me iniciativë të kryetarit Ivanov, theksojnë, ka për qëllim ta nxisë zhvillimin dhe t’i stimulojë investimet në shkencë, t’i mbështesë institucionet shkencore dhe kuadrin shkencor të të rinjve, por edhe t’i shpërblejë arritjet e larta shkencore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...