Maqedonasi ju kërkon falje shqiptarëve për ofendimet e OBRM-PDUKM-së (Foto)

PUBLIKUAR

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ognen Janeski, ju ka kërkuar falje shqiptarëve në Maqedoni për ofendimet që mbështetësit e OBRM-PDUKM-së ju bënë shqiptarëve në protestat para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emrin e shtetit nuk e japim.” ishin disa nga fjalët ofenduese të mbështetësve të OBRM-PDUKM-së gjatë protestave kundër KSHZ-së para disa ditëve.

”Së pari, në emrin tim ju kërkoj falje: ”shqiptarëve të mallkuar” për këtë fjalor ksenofobik dhe të tmerrshëm. Së dyti ju kërkoj aktivistëve të partive politike që mos bëjnë asnjë koalicion me këtë parti. Bëj apel deri tek BDI që mos harroj këto ofendime kur të shkojnë të ulen para OBRM-së për koalicionime.” shkruan Janeski në mes tjerash./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...