Një avion IL-18 që i përket Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë është rrëzuar në Yakutia në Siberi, ndërsa kishte 39 persona në bord, njofton BBC.
Ministria e Mbrojtjes tha se 16 persona ishin plagosur rëndë, duke korrigjuar një raport të mëparshëm se kishte 26 persona të vdekur, transmeton Syri.net.
Aeroplani mbante 32 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur ai ra afër Tiksi-t në distriktin Bulun në lindjen e largët të Rusisë.
Kushtet atmosferike kishin qenë të këqija në zonën ku ndodhi rrëzimi.
Aeroplani po kryente një fluturim të planifikuar nga Kranks-t kur ai ra poshtë 30 km në afërsi të Tiksti-t në orën 4.45 min.(19:45 GMT të së dielës).


