Aksident mes një autobusi dhe kamioni-cisternë, 14 të vrarë

PUBLIKUAR

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në një aksident në të cilin u përfshinë një autobus dhe një kamion-cisternë, në një autostradë në perëndim të Afganistanit, njoftojnë zyrtarët vendorë.

Më shumë se 40 të tjerë janë lënduar në këtë aksident që ndodhi sot, ka thënë zëdhënësi i guvernatorit të provincës Farah, Mohammad Naser Mehri, transmeton Express.

Autobusi po udhëtonte prej provincës perëndimore Herat drejt kryeqytetit afgan, Kabul.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth dhjetëra të lënduar janë në gjendje të rëndë,” ka thënë Mehri./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...