Të paktën 10 persona, përfshirë turistë të huaj, janë shpëtuar para pak çastesh nga kështjella mesjetare në Jordani, por të tjerët ende janë duke u mbajtur peng nga persona të armatosur, të cilët u strehuan në kështjellë pas një incidenti me të shtëna me policinë vendore
Gjatë incidentit me të shtëna mes policisë dhe personave të armatosur u vra një turiste kanadeze dhe katër oficerë të policisë, njofton policia vendore, përcjell Express.
Ndërkohë, nëntë persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm.
Sipas policisë jordaneze, numri i turistëve të marrë peng nga personat e armatosur në kështjellën e qytetit jugor, Karak, mbetet i panjohur./Express/


