Zemërohet Gjermania, pasi shkollës së mesme gjermane në Turqi i ndalohet festimi i Krishtlindjeve

PUBLIKUAR

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka shprehur zemërim me vendimin e Turqisë që t’ua ndalojë festimin dhe këndimin e këngëve të krishtere gjatë Krishtlindjeve në një shkollë gjermane në Turqi.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” raporton se ministria gjermane ka thënë sot se nuk e kupton vendimin e habitshëm të administratës së shkollës, transmeton Express.

Sipas DPA, administratorët turq në shkollën e Stambollit “Lisesi”, një shkollë e mesme gjermane e themeluar para më shumë se 100 viteve, njoftoi se traditat e Krishtlindjeve dhe festimi me këngë nuk do të jetë më pjesë e planit mësimor.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se vendimi është për të ardhur keq dhe se do të kërkojë dialog me partnerët turq për këtë incident.

Rreth 35 mësimdhënës gjermanë punojnë në këtë shkollë në Stamboll, e cila merr miliona euro subvencione nga Gjermania. Shumica e studentëve në këtë shkollë janë turq./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...