Afganistan, vriten 5 oficere femra të forcave të sigurisë

PUBLIKUAR

Pesë oficere femra të forcave afgane të sigurisë janë vrarë teksa udhëtonin për në punë, në aeroportin e qytetit të Kandaharit.

Oficeret, që kishin si detyrë kontrollin e udhëtareve femra, si dhe shoferi i furgonit që po i transportonte, gjetën vdekjen pasi dy persona të armatosur në bordin e dy motoçikletave hapën zjarr ndaj tyre.

Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.

Gratë në Afganistan bëhen shpesh shënjestër e talebanëve, por një zëdhënës i grupit të militantëve mohoi çdo përfshirje në këtë sulm.

Ahmadullah Faizi, drejtor i aeroportit, deklaroi se oficeret kishin qenë të shqetësuara për sigurinë e tyre pasi kishin marrë kërcënime me vdekje nga persona që nuk aprovonin karrierën që kishin zgjedhur.

Zyrtari tha gjithashtu se, një hetim është në zhvillim e sipër, por ende nuk është kryer asnjë arrestim.

Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm afgan, në 8-mujorin e parë të vitit 2016 janë regjistruar 3.700 raste të dhunës kundër grave, ndërsa një vit më parë 5 mijë. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...