Beli përcakton jetëgjatësinë

PUBLIKUAR

Për të arritur femra pleqëri të thellë patjetër duhet të ketë zemër të shëndetshme dhe masa ideale trupore, kështu së paku konstatojnë ekspertët e Institutit të mjekësisë preventive në Kopenhagë.

Hulumtimet e tyre kanë treguar që femra e tillë vesh numrin 42 të rrobave, ka kërdhokulla dhe gjoks të theksuar, me muskuj dhe shtresa dhjamore mu në ato pjesë, ndërsa belin të theksuar me shumë pak dhjam, transmeton Telegrafi.

Femrat e hajthme nuk bëjnë pjesë në këtë grup, siç nuk bëjnë pjesë as ato femra me trup të formësuar sikur molla, të cilat kanë shtresa të mëdha të grumbulluara dhjamore përreth belit.

Ky tip i femrave ka rrezik të madh të sëmuret nga sëmundja e zemrës, diabeti dhe hipertensioni.

Me tematikë të njëjtë janë marrë edhe shkencëtarët skocezë, mirëpo ata kanë theksuar që do të ishte gabim të konkludohet që femrat me tepricë kilogramësh janë më të shëndetshme.

Sipas tyre, nga madhësia e numrit të konfeksionit tregues shumë më i rëndësishme është përhapja e indeve dhjamore nëpër trup.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...