Sipas policisë, në këtë sulm nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 21, transmeton lajmi.net.
Në atë moment, Stojkoviq ka qenë në shtëpi me gruan dhe katër fëmijët.
Shefi i operativës së Policisë së Kosovës, Zhelkjo Bojiq ka deklaruar për Tanjug se rasti është karakterizuar si cenim i sigurisë së përgjithshme.
Shtëpia e Drazhen Stojkoviqit, i cili është kryetar i këshillit komunal të Partisë Popullore serbe në Mitrovicë, ndodhet në rrugën “Luj Braja” në lagjen multientike të ashtuquajtur “Mëhalla e Boshnjakëve”.
Mbrëmë disa media raportuan se Stojkoviq i kishte folur Ramush Haradinajt gjatë vizitës së këtij të fundit në urën e lumit Ibër. Si shkak i hedhjes së bombës merret ky rast. /Lajmi.net/


