Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

PUBLIKUAR

Operacioni i fundit i Njësiteve policore të rajonit të Prishtinës është realizuar mbrëmë me ç’ rast  janë arrestuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i  dyshuar ka vjedhur gjësende në vlerë 144 euro. Rast ky që është ndriçuar vetëm pak minuta pas  raportimit, ku nga njësitet policore janë ndërmarrë një  varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë  rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, A. H,  mashkull, 19 vjeç.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja shtëpisë së të  dyshuarit në fjalë, në një fshat të Vushtrrisë, ku nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur dhe konfiskuar, një armë e tipit Ecol special 99”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Rrjedha e hetimeve ka drejtuar hetuesit policor drejt një të dyshuari tjetër të mundshëm, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e veprës. Bëhet fjalë për të dyshuarin F. M,  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë. Po ashtu tek i dyshuari F.M është  gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ekol special 99”, ka bërë të ditur tutje Policia.

Personat e  arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes, që të dy ngarkohen me veprën Mbajtje me pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. Ndërkohë që ndaj të dyshuarit  A.H është ngritur kallëzim penal edhe për vjedhje. /Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...