Arrestohen tre të mitur që rrahën një 14 vjeçar

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 11:00, policia  ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave(nxënësve).

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast Lëndim trupor, ku  gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima, B. B, mashkull, 14 vjeç.

Pak minuta pas raportimit të rastit  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre  persona: M. B, mashkull, 14 vjeç, P. B, mashkull, 15 vjeç, dhe M. M, mashkull, 14 vjeç, për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...