MMPH kërkon nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Tregtisë marrjen e masave për mbrojtjen e ajrit

PUBLIKUAR

Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të veprimeve të saj në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të ndërmarrë e të gjitha veprimeve e nevojshme që kontribuojnë në parandalimin e ndotje së ajrit.

MMPH ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të gjitha automjeteve tu bëhet kontrolli i nivelit të shkarkimeve në ajër. Ndërsa, nga Minitria e Tregëtisë dhe Industrisë ka kërkuar që të bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.

Komunikata e plotë e MMPH-së:

Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes të cilin e zbaton Ministria Infrastrukturës, të gjitha automjetet e pajisura me motor me djegie të brendshme që përdorin si lëndë djegëse benzinën, naftën, GNL gazin natyror ose biodizel, duhet të i nënshtrohen kontrollit të nivelit të shkarkimeve në ajër.

Me U.A të lartpërmendur Qendrat e Kontrollit Teknik (QKT) janë të obligua që të bëjnë matjet e nivelit të shkarkimeve të gazrave në ajër me matje direkt, gjatë procesit të kontrollimit teknik të automjetit. Po ashtu QKT obligohet që të i paraqet rezultatet e matjeve në formularin që i bashkëngjitet certifikatës së kontrollimit teknik. Kontrolli i shkarkimeve në ajër duhet të kryhet sipas kushteve që i përcakton Ministria e Infrastrukturës si dhe ato të rekomanduara nga prospektet teknike të aparaturave të kontrollimit të destinuar për këtë qëllim.

Për matjet e bëra nga QKT obligohet që në tremujorin e parë të vitit vijues të përgatitë raportin vjetor të shkarkimeve të gazrave në ajër për vitin paraprak, për të gjitha kontrollimet teknike të realizuara, i cili duhet të i dërgohet MMPH.

Për faktin që sektori i automjeteve është një ndër burimet e ndotjes së ajrit, veçanërisht në Kosovë ku qarkullojnë një numër i madh i automjeteve të vjetra, është kërkuar që;

– në fazën e amandamentimit të Ligjit për automjete të merren parasysh edhe çështjet mjedisore;

– të rishikohet Vendimi për importin e automjeteve

– të implementohen dispozitat e U.A Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes dhe

– informatat për numrin e automjeteve të prodhuara para vitit 1994

Për sa i takon Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë, bazuar në Ligjin Nr. 2004 /5 për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë. Po ashtu me Ligjin Nr. 03/L-138 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/5 për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë dhe U.A. Nr. 07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, ajo ka përgjegjësi për cilësinë e karburantit.

Sektori i transportit është një ndër burimet e ndotjes së ajrit, veçanërisht në Kosovë ku qarkullojnë një numër i madh i automjeteve të vjetra dhe pa katalizator rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe cilësia e karburantit./ Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...