BE: Liderët janë pajtuar për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

PUBLIKUAR

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, deri në mes të vitit 2017, megjithëqë disa kërkuan periudhë më të gjatë të sanksioneve për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta zbusë presionin ndaj Moskës.

Tash pritet vendimi dhe procesi formal për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë në sektorët e mbrojtjes, energjisë dhe atë të financave. Vendimi pritet javën e ardhshme, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.

“Disa nga kolegët tanë do të dëshironin ndoshta 12 muaj, por ajo që është e mundshme për ta mbajtur formatin tonë aktual, nënkupton gjashtë muaj”, tha presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, transmeton Rel.

Sanksionet kundër Rusisë janë imponuar për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe për shkak të mbështetjes për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...