Ebola, masa të larta sigurie në portin e Durrësit

PUBLIKUAR

ebola-masa-t-euml-larta-sigurie-n-euml-portin-e-durr-euml-sit_hd

Përhapja e shpejtë e virusit të Ebola-s ka rritur masat e sigurisë edhe në pikën më të madhe kufitare detare në vend. Ekipi i epidemiologëve të portit detar të Durrësit ka forcuar kontrollet dhe marrë masa për të ndërgjegjësuar udhëtarët dhe marinarët mbi Ebola-n, simptomat dhe pasojat e saj.

Ndonëse kryerja e analizave e përjashtoi rastin e britanikut në Maqedoni si të prekur nga Ebola, masat në kufi vijojnë të jenë të larta. Në vende të ndryshme të terminalit të udhëtarëve dhe portit janë afishuar materiale me informacione mbi Ebola-n.

Një autoambulancë dhe karantina janë gjithnjë në gatishmëri për të shoqëruar personat me simptoma të dyshimta, të cilët më pas duhet t’i nënshtrohen analizave të kryera në laboratorë specifikë jashtë vendit, transmeton Tch.

Përveç shkëmbimit të informacionit mbi gjendjen gjatë lundrimit me mjekët e trageteve dhe anijeve që prekin portin e Durrësit, ekipi prej 5 personash bën edhe verifikimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve dhe marinarëve.

Më të vëzhguar janë ekuipazhet e anijeve që lundrojnë dhe ndalojnë në portet e Afrikës, kontinenti nga ku po importohet virusi i frikshëm. Por, deri më sot nuk ka pasur raste të dyshuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...