Janë rritur shpresat se evakuimi i planifikuar i civilëve dhe rebelëve nga zonat që kontrollohen nga rebelët në qytetin sirian, Aleppo, do të fillojë së shpejti, pas prishjes së marrëveshjes së më hershme.
Burimet brenda rebelëve kanë thënë se armëpushimi i ri është futur në fuqi mbrëmë pas mesnate dhe se evakuimi do të fillojë sot në orët e hershme, transmeton Express.
Ndërkohë, burimet brenda ushtrisë siriane, Hezbollahit dhe mediave ruse, kanë thënë se përgatitjet kanë nisur.
Por, sipas burimeve brenda rebelëve, një konvoi me ambulanca ka tentuar të nisej nga Aleppo, por është sulmuar dhe detyruar të kthehej.
Luftëtarët rebelë dhe civilët duhej dje të largoheshin nga Aleppo, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të dështimit të armëpushimit.


