Ostreni: Qeveri të mos bëjnë personat që hetohen nga Specialja

PUBLIKUAR

Gëzim Ostreni, kryetar i partisë Uniteti, pjesë e koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët”, deklaron për 24Vesti se nuk mund të bëjnë qeveri njerëzit të cilët janë të përfshirë në hetimet e Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo vlen edhe për OBRM-PDUKM-në, por edhe për BDI-në. Sipas tij, më së miri do të ishte që PSP-ja të ofrojë një listë emrash, se kush nuk mund të jetë pjesë e qeverisë, e më pastaj të tentohet të krijohet një koalicion i gjërë.

Ostreni ka theksuar edhe njëherë se dygjuhësia e plotë është linja e kuqe, ose ASH-ja mbetet në opozitë. Ai ka bërë të ditur se tani për tani askush nuk i ka kontaktuar për bisedime të mundshme.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...