Vozitja me pantofla, sandale apo take të larta – modë apo rrezikshmëri e madhe? (Video)

PUBLIKUAR

Edhe pse shoferët me pantofla, sandale dhe take të larta, mund ta rrezikojnë sigurinë në komunikacion – njerëzit vazhdojnë që ta drejtojnë automjetet me mbathje të tilla në këmbë.

Pantofla mund të rrëshqasë dhe të dalë nga këmba, prandaj në vend se shoferi ta shikojë rrugën, ai/ajo do të shikojë poshtë për ta kërkuar, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Një hulumtim i realizuar në Angli ka treguar se vozitja me sandale është përgjegjëse për 1.4 milion aksidente komunikacioni në vit.

Njëherësh, ekspertët kanë vlerësuar se drejtimi i automjetit me sandale është madje më i rrezikshëm se vozitja me këpucë me take të larta, sepse nevojitet më shumë kohë që këmba të lëvizë nga pedali i gazit në atë të frenimit, si edhe presioni është më i vogël.

Duke qenë se e rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion është e këshillueshme që të mos mbani në këmbë mbathje të tilla me të cilat nuk ndiheni të aftë për të shtypur mjaftueshëm dhe në kohë pedalet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...