Për tre muaj, rreth 40 mijë persona qëndruan në hotelet e Kosovës

PUBLIKUAR

Në tre mujorin e tretë të këtij viti numri i vizitorëve nëpër hotele e vendit ishte 36 mijë e 872, prej tyre 29.23 për qind ishin vizitorë vendorë dhe 70.77 për qind ishin vizitorë të jashtëm.

Ndërkaq, numri i bujtjeve në TM3 2016 ishte 56 mijë e 558, ku 27.21% e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.79% nga të huajt. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë 2016.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 mijë e 638 vizitorë dhe 31 mijë e 326 net qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, etj. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në komunikatë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016 pjesë e anketës ishin 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.31%.

 

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...