Osmani kritikon shefen e BE-së Apostolova: Në veri shqiptarët jetojnë si në kohën e luftës

PUBLIKUAR

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë pritur në një takim informues Nataliya Apostolovan, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së BE-së në Kosovë, për Raportin për Kosovën 2016.

Anëtarja e këtij komisioni Vjosa Osmani, ka kritikuar Apostolova për qëndrimin karshi murit dhe gjendjes në veri të Mitrovicës dhe gjendjes në këtëe pjesë të Kosovës.

Ajo ka thënë se jeta atje nuk dallon shumë nga koha e luftës.

“Na qon drejt injorimit të situatës dhe tek ndërtimi i mureve për shkak të injorimit. Pjesa e ndërtimit të murit lidhet drejtpërdrejt edhe me kapitullin e të drejtave të njeriut. Për vite të tëra qytetarëve të Mitrovucës në veçanti shqiptarëve dhe boshnjakëve u është mohuar liria e lëvizjes, mbrojtja e pronës, e drejta në jetë dhe e drejta në liri dhe siguri, katër të drejta themelore. Mos të flasim për çështje të tjera, sepse për t’i dërguar fëmijët në shkollë duhet të kenë vetura të blinduara. Pra nuk ka shumë dallim se si kemi jetuar gjatë kohës së luftës. Mos të flasim që unë dua t’i vizitoj të afërmit e mi, duhet të rrezikuar jetën. Dhe të gjitha këto konsiderohet tejet serioze”, ka thënë Osmani, shkruan lajmi.net.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...