Veseli kujton Marrëveshjen e Dejtonit, thotë se UÇK i hapi rrugën e çlirimit të Kosovës

PUBLIKUAR

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kujton nënshkrimin marrëveshjen e Dejtoni, e cila siç thotë ai, e ndali luftën e përgjakshme.

“21 vite më parë u nënshkrua me ndërmjetësim ndërkombëtar Marrëveshja e Dejtonit, e cila ndali luftën e përgjakshme në Bosnjë- Hercegovinë.

Lënia mënjanë e çështjes së Kosovës në këtë marrëveshje, prej bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm shkaktoi zhgënjim të thellë por i dha fund çdo iluzioni se ne mund të arrinim ndonjëherë lirinë e pavarësinë pa marrë armët”, shprehet Veseli.

Ishte dalja në skenën politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta e saj heroike sipas Veselit, ajo që solli kthesën në opinionin ndërkombëtar dhe i hapi rrugën çlirimit të Kosovës./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...