Trump e ka mbrojtur emërimin e Tillersonit për sekretar të shtetit

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur të nominuarin e tij për sekretar amerikan të shtetit, Rex Tilllerson, si “diplomat të mrekullueshëm” i cili “do t’i kthejë vitet e gabimeve në politikën e jashtme”, duke qenë se është “mbrojtës i fuqishëm” i interesave të Shteteve të Bashkuara.

Mëtutje, në një tubim në Viskonsin, mbrëmë vonë, Trump e ka lavdëruar Tillerson, se është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm në botë, me një karrierë që është “realizim i ëndrrës amerikane”.

Derisa shumë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara i kanë kritikuar lidhjet e Tillersonit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Donald Trump tha se kjo është gjë e mirë.

“Rex është mik me shumë liderë në botë dhe disave kjo nuk u pëlqen”, tha Trump, dhe ka shtuar se “ata nuk dëshirojnë që ai të jetë miqësor”. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...