E dhimbshme: Këto janë fjalët e vajzës që kërkon ndihmë nga bota për të ndihmuar Aleppon (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Ushtria siriane është afër për të përfunduar fitore në Aleppo, mirëpo tani popullata në Aleppo po kërkojnë ndihmë përmes rrjeteve sociale.

“Për të gjithë ju që më dëgjoni mua, Aleppo është duke u përballur me gjenocidin. Kjo ndoshta mund të jetë video ime e fundit”, tha një aktiviste siriane në një video që e publikoj në Twitter, Lina el Shami flet për tragjedinë që po ndodh në mjedisin e saj.

Ajo thotë se civilët po vriten, ekzekutohen e bombardohen, ajo i drejtohet botës për ndihmë.

Ndër tjera, ajo thotë se Aleppo nuk është aspak zonë e sigurt për jetë, transmeton lajmi.net.

alep-2

“Shpëto Aleppon, për të shpëtuar njerëzimin”, tha Shami.

Ajo argumenton se regjimi i presidentit sirian Assad nuk heziton të përdorë armë kimike kundër civilëve. Sipas saj, mungojnë rezervat e ushqimit, karburantit dhe ilaçe, dhe situata është duke u përkeqësuar tej mase. Ajo vuri në dukje se nën rrethim populli sirian po jeton në kushte shumë të vështira.

“Shpërthime bombash, sulme që nuk ndalën kurrë, bomba nga orët e hershme të mëngjesit, mbi ne bien si shi”, theksoi ajo.

Shami i drejtohet botës të përdorin mesazhe me qëllim që të tregojnë tragjedinë që po ndodh në Aleppo. Kur shkruani një mesazh përdor hashtag “Save Alepo” (#SaveAleppo) dhe “për të shpëtuar njerëzimin (#Savehumanity).

alep-3-620x350

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...