Emiratet, Katari dhe Kuvajti do të reduktojnë prodhimin e naftës

PUBLIKUAR

Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe anëtare të OPEC-ut u shprehën njëzëri për kufizimin e prodhimit të naftës duke nisur nga 1 janari në përputhje me vendimin e kartelit për reduktimin e prodhimit për të favorizuar nivelin e çmimeve.

Konglomerati publik “Kuwait Petroleum Corp” (KPC) njoftoi sot se i ka bërë me dije klientëve të saj se volumi i eksporteve do të ulej duke filluar nga janar në zbatim të vendimit të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC).

PKC-ja nuk saktësoi qëndrimin e Kuvajtit në lidhje me kufizimin e përgjithshëm të prodhimit të OPEC-ut. Por media lokale njoftoi se ishte rreth 130.000 fuçi në ditë mbi një prodhim kombëtar me gati 3 milionë fuçi në ditë.

Në Doha, Qatar Petroleum bëri një njoftim të ngjashëm, transmeton atsh.

“Kemi filluar të informojmë klientët tanë për kufizimet e pritshme në livrimin e naftës për të konfirmuar përkushtimin e shtetit të Katarit në përputhje me kuotat e reja të prodhimit”, deklaroi Saad Cherida Al-Kaabi, presidenti i kësaj kompanie publike

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...