Lion, grabiten 70 kg ar

PUBLIKUAR

Një grup agresorësh të armatosur janë në arrati, pasi grabitën të paktën 70 kg ar nga një furgon i blinduar në Francë

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Lion në autostradën A6 dhe u përshkrua si një skenë filmi hollivudian nga dëshmitarë okularë dhe rojet e sigurisë së furgonit të kompanisë “Loomis”.

Mediet franceze shkruajnë se, të paktën 3 agresorë të armatosur përdorën dy makina për t’i bllokuar rrugën furgonit të blinduar në një dalje të autostradës. Pasi furgoni u ndal, grabitësit sulmuan me shpejtësi rojet e sigurisë, të cilët më tej i lidhën i vendosën në pjesën e pasme të furgonit.

Më pas, grabitëst u zhdukën me të paktën 70 kg ar, në një vlerë prej 2.5 milionë eurosh. Para se të largoheshin nga vendngjarja, ata dogjën një prej makinave të tyre dhe zjarri u përhap duke djegur edhe makina të tjera aty pranë.Makina e arratisë u gjet gjithashtu e djegur larg vendngjarjes.

Autoritetet franceze nuk dhanë detaje për ngjarjen, por u mjaftuan duke deklaruar se kanë nisur hetimet. Mediet franceze, ndërkohë, raportojnë se autoritetet nuk kanë të dhëna për grabitësit, që duket se janë larguar pa lënë asgjë gjurmë./ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...