Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur për herë të parë në komisionin hetimor për çështjen CEZ, pas thirrjeve të vazhdueshme nga kryetari i këtij komisioni Taulant Balla.
Seanca dëgjimore ku deputeti demokrat është thirrur si dëshmitar nisi me debate që në momentin e parë kur Balla i kërkoi Berishës të betohej para Kushtetutës se do të thotë të vërtetën, në të kundër mban përgjegjësi ligjore.
Por Berisha ka refuzuar të bëjë betimin para Taulant Ballës duke i kujtuar se është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për shpifje.
Berisha: Nuk mundet kurrë të përdhoset betimi para një shpifësi ordiner të dënuar me vendim të formës së prerë, nuk ke kredenciale, nuk ke moral, nuk ke autoritet të marrësh betimin e asnjë njeriu derisa je një i dënuar.
U zotua 5 herë se nuk është dënuar kurrë
Zgjodha të respektoj kuvendin dhe erdha por nuk betohem para një shpifësi të ndryrë. Jo këtë shpifës të ndryrë që nuk pranon të paguajë 10 mln lekë gjobë për atë që ka bërë
Balla: S’besoj se ke ardhur për çështje lekësh
Ish-kryeministri tha se Taulant Balla mashtron për të shpëtuar Ramën nga dënimi me së paku 35 vjet burg.
Berisha: Ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës i cili kërkon të shpëtojë nga burgu përmes tejeBalla: Unë kam fytyrën e prindërve te mi, dhe jam krenar
Berisha (i drejtohet kolegëve deputetë në komision): Ky është një shpifës ordiner që s’ka minimumin e respektit për veten e tij. Si nuk skuqeni ju, e dëgjoni ju? Si ka mundësi, ju e dëgjuat 5 herë që tha nuk jam i dënuar. A e kuptoni që ju nxin dhe juve? Ju them që jeni të korruptuar politikisht derisa e pranoni një gjë të tillë.
/Gazeta Express/


