Thaçi nderon serbët e vrarë në Hoçë të Madhe të Rahovecit (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nderuar 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit gjatë viteve 1998-2000.

“Sot sapo vumë lule në këtë pllakë përkujtimore për 84 qytetarë serb të  Kosovës,  jemi sot këtu për të kujtuar dhe lutur për viktimat gjatë dhe pas luftës pa dallim nacionaliteti, njofton Klan Kosova.

Sipas Thaçit, familjarët e të  pagjeturve janë shembull për të gjithë të tjerët që siç tha ai “duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit tonë dhe se duhet që njëherë e përgjithmonë ta përfundojmë agoninë e familjarëve”.

“Nga familjarët e pagjeturve dhe takimet që  kemi zhvilluar me ta mësojmë se dhimbja është e njëjtë  për të gjithë, për secilin prind, për secilën familje, për secilin komunitet”.

“Për të vërtetën dhe pajtimin për të vërtetën kërkohet sakrificë dhe që kërkoj për të gjithë që të ngriten mbi vetveten mbi përkatësinë nacionale në shërbim të demokracisë, në shërbim të së ardhmes, në shërbim të europianizimit të Kosovës dhe shoqërisë multietnike në emër dhe shërbim të së ardhmes euroatlantike dhe evropiane të Kosovë”.

“Duhet të zbardhet fati i të pagjeturve, të ngadhënjejë drejtësia e të ndodh pajtim. Kosova nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës së errët por me mirëbesim dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen të gjithë pa dallim, ky është misioni ynë, vizioni ynë që të punojmë të gjithë pa asnjë dallim, qoftë politik, qoftë etnik, qoftë të besimit”, ka thënë ai.

Gjatë muajit korrik, kryetari i shtetit ka vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës  në fshatin Grackë të Lipjanit, vizitë kjo që pati nxitur reagime të mëdha, njofton Klan Kosova.

th

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...