Rrëfehet autori i masakrës në kishë, qesh kur e pranon se vrau 9 persona (Video)

PUBLIKUAR

Dylann Roof nuk humbi aspak kohë për ta pranuar se është autori i masakrës në kishën “Emanuel African Methodist Episcopal”, gjatë një seance gjyqësore në Charleston, në Carolinen Jugore.

“Shkova në kishë në Charleston dhe e bëra,” tha Roof, e më pas qeshi, transmeton Express.

“A i qëllove ti ata?” e pyet një oficer Roofin.

“Po,” përgjigjet Roof, dhe qesh përsëri.

I pyetur se sa njerëz i kishte vrarë atë ditë, ai përgjigjet me qetësi: “Nëse hamendësoj, mbase pesë. Nuk jam i sigurt në të vërtetë.”

Në një video të publikuar nga seanca gjyqësore ndaj tij, supermacisti i vetëshpallur e pranon se kishte hapur zjarr me një pistoletë “Glock” të kalibrit 45.

Natën e 17 qershorit 2015, Roof kishte shkuar në kishë, ku dhjetëra njerëz ishin mbledhur për t’u lutur me symbyllur, dhe më pas kishte shtënë ndaj tyre, kanë thënë prokurorët. Nëntë u vranë.

“Nuk u thashë asgjë atyre,” Roof ka thënë për viktimat.

Po pas sulmit? pyetet Roof.

“Nuk fola fare me ta,” përgjigjet ai./Express/

Për ta parë videon, klikoni në këtë link: http://edition.cnn.com/2016/12..

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...