Maqedonia voton, 34% e qytetarëve kanë votuar deri ora 13:00 (Foto/Video)

PUBLIKUAR

KSHZ: Deri në orën 13 kanë votuar 34,86% e votuesve në gjitha njësitë zgjedhore

KSHZ njofton se deri në orën 13, në gjitha njësitë zgjedhore në Maqedoni, kanë votuar gjithsej 34,86% e votuesve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në NJZ numër 1 kanë votuar – 38,35%; në NJZ numër 2 – 33,67%; NJZ numër 3 – 38,67; NJZ numër 4 – 39,13; NJZ numër 5 – 33,55% dhe në NJZ numër 6 – 23,85%./Telegrafi/

19 minuta më parë

Në Gostivar deri në orën 13:00 kanë votuar 18.528 qytetarë

26 minuta më parë

Sulmohen verbalisht vëzhguesit e organizatës CIVIL

Nga organizata joqeveritare CIVIL njoftojnë se disa nga vëzhguesit e kësaj organizate janë sulmuar verbalish, në disa vendvotime, dhe disave prej tyre u është marrë legjitimiteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëzhguesit e CIVIL gjithashtu njoftojnë se kanë hetuar një disa presione mbi votuesit dhe parregullsi tjera.

“Nga shtabet partiake, kanë telefonuar votues përmes telefonave dhe kanë bërë presione mbi qytetarët”, njoftojnë nga CIVIL.

CIVIL gjithashtu njofton se kanë evidentuar zyrtarë të administratës së Maqedonisë, që kanë qëndruar pa nevojë në disa vendvotime, dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore për qëllime partiake./Telegrafi/

32 minuta më parë

Incident në vendvotimin numër 1928 në Sh.F “Naim Frashëri” në Tetovë (Video)

Në vendvotimin numër 1928 në Sh.F “Naim Frashëri” në Tetovë ka pasur një indicent i cili nuk e ka penguar procesin e votimit dhe lehtësisht është larguar si problem nga policia dhe nga Komisioni Komunal i Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas KKZ Tetovë ky problem ka qenë i vetmi deri në ora 13 dhe sigurojnë se nuk ka krijuar ndonjë dyshim për besueshmërinë në zgjedhje./Telegrafi/

zgjedhjet-ne-maqedoni-15

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...