Turqia i fajëson kurdët për sulmin në Stamboll

PUBLIKUAR

Autoritetet turke kanë thënë sot se militantët kurdë mund të jenë përgjegjës për sulmin me dy bomba jashtë stadiumit “Vodafone Arena” në Stamboll, ku u vranë 38 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.

Shpërthimet të shtunën në mbrëmje – shpërthimi i një makine-bombë jashtë stadiumit “Vodafone Arena”, i cili i takon ekipit të futbollit të Stambollit, Besiktas, u pasua nga një sulm vetëvrasës me bombë në një park të përafërt, pas më pak se një minuti, – kanë tronditur Turqinë e cila ende është duke e marrë vete nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba këtë vit, transmeton Express.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së shtunës, por zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmues, ka thënë se indikacionet e para thonë se militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistan (PKK), janë përgjegjës për sulmet. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...