Erdogan: U sulmuam nga ISIS-i, FETO dhe PKK

PUBLIKUAR

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar popullit, pas sulmeve të sotme në Stamboll.

“Sot është organizuar një sulm terrorist, pas ndeshjes mes Besiktasit dhe Bursasporit. Sot kemi njerëz të lënduar dhe dëshmorë. Këto sulme po vijnë prej ISIS-it, organizatës FETO dhe terroristëve të PKK-së. Ne nuk do të përkulemi edhe para shteteve që e përkrahin këta terroristë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre. Ngushëllime dëshmorëve dhe shërim të lënduarve”, tha Erdogan, transmeton Telegrafi.

Ai përmend se gjatë sulmit ka të lënduar dhe të vrarë, ndërsa shton po ashtu se do të veprojmë si me rastin e puçit ushtarak, duke shprehur vendosmëri në gjetjen e personave përgjegjës të këtij sulmi terrorist. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...