Dy shpërthime të mëdha në Stamboll (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena, në sheshin Taksim në Stamboll, si dhe një tjetër afër një qendre tregtare në po të njëjtin regjion, raporton Anadolu Agency. Policia ka rrethuar vendin.

 

Nga Ministra e Punëve të Brendshme të Turqisë, u tha: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Janë rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për të vdekur. Shpresoj që të mos ketë”!

Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTÜK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhura në afërsi të stadiumit.

stamb07

Ndërkohë, kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin, ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.

Ndërkohë, edhe BBC raporton për shumë të lënduar dhe se ndihmat e shpejta kanë vërshuar vendin.

Qeveria turke dyshon se këtë sulm e ka kryer organizata kurde PKK./Telegrafi/

stamb01

stamb02

stamb04

stamb05

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...