VV: Betonizimi, çimentimi dhe thellimi i ndarjes së Mitrovicës, epilog i negociatave me Serbinë

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Deputeti i  VV-së Glauk Konjufca ka thënë se strukturat e dirigjuar nga Sebria  kanë ndërmarr  një iniciativë për thellimin e ndarjes së qytetit edhe ashtu të ndarë të Mitrovicës, përmes ndërtimit të një muri.

“Veriu i Kosovës tashmë e kemi parë që është një rajon nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe strukturave që kontrollohen nga Aleksandër Vuçiq, dhe kjo situatë prej qeverisë është thënë se do të ndryshohet përmes procesit të negociatave të Brukselit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se ndërtimi i murit në Mitrovicë nga Goran Rakiq dhe strukturat e kontrolluara nga Serbia janë epilogu real i negociatave të Brukselit.

“Pra ky është rezultati i negociatave me Serbinë, betonizimi, çimentimi dhe thellimi i ndarjes së Republikës së Kosovës dhe qytetit të Mitrovicës”, u shpreh Konjufca.

Më tej gjatë kësaj konference, Glauk Konjufca ka theksuar se Serbia po aplikon një strategji shtesë të presionit përmes ndërtimit të këtij muri.

Ai më tej akuzoi ministren për Dialog, Edita Tahirin që sipas tij ajo negociatat i shiti si “negociata që hapin ura dhe ndërtojnë mure”.

Konjufca ka theksuar se VV ka dorëzuar një interpelancë në Kuvend për kryeministrin Mustafa lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...